“Një prej denoncuesve të inceneratorëve, hekurave”/ Blushi: Metës po i mohohen të drejtat, Rama i tmerruar nga të vërtetat e tij
Sekretari i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, në fjalën e tij në Kuvend denoncoi burgosjen e padrejtë të Ilir Metës.
Blushi, nënvizoi se Meta është një prej denoncuesve më të mëdhenj të inceneratorëve.
“Një prej denoncuesve kryesorë të koncesioneve dhe PPP-ve, sot ndodhet pas hekurave, i burgosur padrejtësisht dhe bëhet fjalë për ish-presidentin Ilir Meta. Unë iu drejtova edhe Ministrit të Drejtësisë që të zbatonte rekomandimet e Avokatit të Popullit për trajtimin çnjerëzor të presidentit Ilir Meta, që provon këtë regjim kriminal. Të paktën respektoni standardet e Vladimir Putinit në Rusi, ku edhe pse me regjimin e tij e lejonte Navalnin të jepte intervista për mediat.
Blushi tha se Metës po i mohohen të drejtat minimale dhe po mbahet në izolim të rreptë. Gjithashtu u shpreh se kryeministri Rama është i tmerruar për të të vërtetat e Metës.
“Edi Rama është i tmerruar nga të vërtetat e Ilir Metës. Avokati i Popullit ka konstatuar katër shkelje të rënda të të drejtave të njeriut për zotin Meta. Ka ndaluar takimet për zotin Meta, duke shkelur konventat dhe Kushtetutën, ashtu sikur edhe ndalimi i telefonatave dhe prononcimet për mediat”, tha ai.
© BalkanWeb