Një problem më shumë për Chivu. Kur Interi gjendet në disavantazh, humbet gjithmonë
10 Dhjetor 2025
14:15
Alfred Lleshi
Interi ka një problem në ndeshjet e mëdha dhe kjo tashmë është e qartë. Pas humbjeve ndaj Juventusit, Napolit, Milanit dhe Atletico Madridit, zikaltërit u mposhtën edhe nga Liverpool-i, duke shkuar në 6 humbje sezonale nga 21 ndeshje totale: 14 në Serie A, 6 në Champions League dhe një në Kupën e Italisë. Ka edhe një statistikë tjetër që i bashkon të gjitha këto disfata nën drejtimin e Cristian Chivu.
Duke analizuar ndeshjet, vihet re se në 6 ndeshje, Interi e ka parë veten në disavantazh dhe i ka humbur të gjitha. Dinamikat kanë qenë të ndryshme: disa herë ndeshjet janë barazuar përkohësisht, si në Spanjë dy javë më parë, në raste të tjera rezultati madje është përmbysur, por në fund përfundimi ka qenë i njëjtë: zero pikë.
Është e vështirë të thuhet nëse bëhet fjalë për problem mendor, teknik, taktik apo fizik, por reagimi i Interit ka qenë i pamjaftueshëm. Rastet shpesh krijohen, por ose nuk konkretizohen në gola, ose mbeten momente të izoluara para një rënieje të re. Chivu duhet të gjejë zgjidhjen.