“Një prokuror që mendon si gjyqtar, është profesionist”/ Karanxha: Çështjet të hetohen vetëm kur ka prova
Sondazh
Loading …
schedule20:54 – 11 Dhjetor, 2025
Ish prokurori Ervin Karanxha thotë një prokuror i SPAK, por jo vetëm, duhet të dërgojë një çështje në gjyq, vetëm kur ka prova dhe jo dyshime.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Karanxha u shpreh se dosjet duhet të hetohen, por nëse ka diçka të gabuar, prokurorët duhet të tërhiqen.
Karanxha shtoi se masat e sigurimit janë shumë represive, ku numri i të personave të paraburgosur është më i madh se numri i atyre të burgosur.
“Unë mendoj që kjo është diçka pozitive. Një prokuror, jo vetëm i SPAK, duhet të çojë një çështje në gjyq, kur ka prova tej çdo dyshimi të arsyeshëm. Është më mirë një çështje të pushohet kur nuk ka prova, sesa të çohet e sforcuar. Ne këtë synojmë. Një prokuror që mendon si gjyqtar, është prokuror profesionist. Nuk është trup për një prokuror kur gabon. Mund të ndodhë me provat, fillimisht krijohet bindja, por kur sheh që ke gabuar, tërhiqesh. Edhe Klodi, që bëri këtë deklaratë, është e saktë. Është më mirë të ndërhyhet në kohë për të ndërprerë gjënë e paligjshme. Kur e shohim që diçka nuk shkon, prokuroria duhet të tërhiqet. Çështje nuk ka personale. Kur një prokuror, bëhet kërkesë për përjashtim, SPAK ka prokurorë të tjerë. Gjyqtarë sot, kemi parë raste, ku prokurorët nuk zëvendësohen. Të zëvendësohen, ka prokurorë të tjerë. Rasti i zonjës IrenaGjoka, mirë do ishte të zëvendësohen, ka gjyqtarë të tjera. Është diçka pozitive. Edhe dhënia e dorëheqjes. Lidhur e masat e sigurimit. Numri i të personave të paraburgosur është më i madh se numri i atyre të burgosur.Janë respresive masat e sigurimit. Masat e sigurimit caktohen nga gjykata dhe kërkohet nga prokurori. Duhet ndryshuar politika penale, burgimi duhet të jetë përjashtim. Jepen alternativa të tjera. Qëllimi është rehabilitimi dhe jo ndëshkimi i personit. Pse zgjidhet vetëm, arresti me burg?”, theksoi ai./abcnews.al
Të ngjashme