Një tjetër gjyq i humbur i Bashkisë Vlorë!
Rreth 700 milionë lekë të tjera të cilat duhen paguar nga lekët tona.
Bëhet fjalë për prishjen e karburantit pranë Sahatit.
Nga 700 milionë, Elisi dhe Klea i paguan në nëntor 80 milionë lekë. Reston ka për ta paguar këtë vit Bashkia.
1 miliardë e 400 milionë lekë të buxhetit shkojnë vetëm për 2 gjyqe të humbura.
Sa gjyqe të tjerë ka humbur Bashkia?
E kuptoni se çfarë po bëni me lekët tona?
Është kjo skemë e organizuar?
Po sikur Bashkia të mos e ketë mundësinë e pagimit, e dini çfarë ndodh?
Bllokohet totalisht buxheti, e kështu kalojmë në kolaps. Sepse pronarët, në bazë të vendimit të gjyqit, e dakordësisë së shprehur në këtë rast për pagim të menjëhershëm nga nënkryetare Klea, kanë të drejtë ose të marrin lekët, ose të bllokojnë totalisht buxhetin.

(Feed generated with FetchRSS)