“Nuk dha dorëheqjen, por e shkarkoi drejtësia”/ Nën masë siguri nga GJKKO, Shehaj: Ajo që ndodhi me Ballukun, ngjarja më e rëndësishme pas ’91! Duhet të kishte moral të…
Kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj e ka quajtur historike atë që ndodhi me zëvendës kryeministren Belinda Balluku e cila u vendos ditën e djeshme nën masat e sigurisë “Pezullim nga detyra” dhe “pengim i largimit nga vendi”, lidhur mbi aferat për tunelin e Llogarasë dhe Lotit 4 të Unazës së Madhe.
I ftuar në “kjo Javë” në News24, Shehaj u shpreh se për herë të parë që nga viti 1991, persona me pushtet po vendosen para drejtësisë, ndërsa ka shtuar se Balluku duhet të kishte mjaftueshëm moral sa të largohej vetë nga detyra pas marrjes e pandehur nga SPAK.
“E pa imagjinueshme që nuk dha dorëheqjen, atë që nuk bëri Rama që ta shkarkonte sepse është e pandehur jo në hetim, ata që nuk bënë këta e bëri SAK dhe drejtësia. Nuk mund të merremi me vogëlsira, me vendim gjykate u pezullua, de facto u shkarkua.
Në Shqipëri po ndodh diçka historike, ngjarja më e rëndësishme pas 1991, për herë të parë pushtetarë, po dalin para drejtësisë.
Duhet të kishte moralin të kërkonte ndjesë e të jepte dorëheqjen, jo të vinte aty me arrogancën e një hajduteje që ka vjedhur popullin më të varfër në Europë. Duhet ta tërheqësh zvarrë që të lërë karrigen ndryshe nuk ikën”, tha ai.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb