Nuk duron dot më, Lunin gati të largohet nga Real Madrid. Ukrainasin e duan tre klube të njohura
7 Janar 2026
18:02
Telesport
Me një Thibaut Courtois që nuk njeh moshë dhe vazhdon të jetë në super formë prej vitesh të tëra, Andriy Lunin duket i lodhur nga të qenurit zgjedhje e dytë te Real Madrid, ndaj po mendon largimin.
“TEAMtalk” zbulon se për Lunin ka interes të madh të paktën nga 3 klubet e njohura të Premier League: Tottenham, Brighton dhe Newcastle. Largimi i ukrainasit gjatë merkatos së janarit duket i vështirë për t’u nodhur, por gjatë verës është mëse i mundur.
26-vjeçari ka kontratë me klubin madrilen deri në vitin 2030, vlera e tij në treg llogaritet 15-20 milionë euro. Deri tani ende nuk dihet shuma që do të kërkojë klubi madrilen për të lënë të lirë ukrainasin, por sigurisht që “Los Blancos” do të duan të përfitojnë sa më shumë prej tij.