“Nuk e kam humbur kurrë më parë”, Asllani i mërzitur pas gabimit nga penalltia
Kristjan Asllani humbi penalltinë në fund për Torinon, në ndeshjen ndaj Lecces. Pas sfidës, mesfushori shqiptar dha mendimin e tij.
“Doja ta gjuaja, është e drejtë të marr përgjegjësi. Nuk mund të luajmë 30 minuta si në pjesën e parë. Të dytën ishim më ndryshe, ishim më agresivë. Patëm një shans për të shënuar me panellti në fund të ndeshjes, është për të ardhur keq.
Nuk e kam humbur kurrë më parë. një moment i tmerrshëm dhe sigurisht u kërkoj falje të gjithë futbollistëve”, ka deklaruar mesfushori.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb