Nuk ka pushime për Dinamon, derbi dhe finalja i mbyllin vitin 2025
Dinamo fitoi ndaj Vorës, por blutë e Dajës kanë një kalendar të ngjeshur para. “Nëndetësja” do të përballet në mesjavë me Partizanin për ndeshjen e fundit të Superiores për këtë vit kalendarik, ndërkohë që pas Partizanit, blutë kanë finalen.
Në datën 28 dhjetor, Dinamo përballet me Egnatian për finalen e Superkupës së Shqipërisë, aty ku do të synojë trofeun e parë sezonal.
Në këtë finale, Dinamo vjen si skuadra fituese e Kupës së Shqipërisë ndërsa nga ana tjetër, Egnatia do të jetë me petkun e kampionit dhe si edhe fitues i Superkupës së Shqipërisë në fuqi pasi sezonin e shkuar, arriti të fitonte kundër Kukësit në finale.
© BalkanWeb