“Nuk kam asnjë keqardhje për largimin nga Manchester United, vendimi i duhur, Chelsea klubi i duhur”
11 Dhjetor 2025
12:06
Telesport
Anësori i Chelsea, Alejandro Garnacho, ka deklaruar se nuk ka asnjë keqardhje për largimin e tij nga Manchester United gjatë verës. Argjentinasi iu bashkua “blues” në një marrëveshje prej 40 milionë eurosh në gusht, pasi kishte kërkuar largimin nga “Old Trafford”.
21-vjeçari nuk ishte më në planet e trajnerit të Manchester United, Ruben Amorim, duke çuar në një largim të pakëndshëm. I pyetur nëse kishte ndonjë keqardhje për largimin e tij nga “djajtë e kuq”, Garnacho u përgjigj: “Jo, asnjë keqardhje. Nuk jam as I trishtuar“.
Garnacho më vonë foli për kalimin e tij në Stamford Bridge. “Ndonjëherë në jetë duhet të ndryshosh gjërat për të bërë ndoshta një hap përpara ose për t’u përmirësuar si lojtar. Mendoj se ishte momenti i duhur, klubi i duhur. Kështu që ishte një vendim i lehtë”, tha Garnacho.