“Nuk merrem me telenovela”, trajneri i njohur hedh poshtë zërat që e lidhin me Real Madridin
18 Janar 2026
16:07
Telesport
Një nga emrat që është përfolur për të marrë drejtimin e Real Madridit, pas shkarkimit të Xabi Alonso-s, është edhe ai i Jose Mourinho. Portugezi drejtoi “Los Blancos” në vitet 2010-2013, ku konkurrenca mes Real Madridit dhe Barcelonës në atë periudhë ishte më e fortë se kurrë dhe kryefjala e futbollit botëror.
Megjithatë, Mourinho i ka hedhur poshtë të gjitha zërat për një rikthim te Real Madrid, duke u përgjigjur shkurt por me mesazh të qartë, pas fitores së Benfica mbrëmë ndaj Rio Ave.
“A do rikthehem te Real Madrid? Ka shumë telenovela të mira, por ato zgjasin shumë. Pastaj humbet një ose dy episode dhe humbet intrigën. Mos u mbështetni tek unë, sepse nuk po merrem me telenovela”, u shpreh Mourinho.