Nuk mori pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, Salianji: Vëmendja duhej fokusuar tek skandali i Ballukut dhe AKSHI-it
Anëtari i Kryesisë së PD, Ervin Salianji, nuk ka marrë pjesë sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.
I pyetur nga mediat, Salianji u shpreh se “Sot nuk mora pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar që mos t’iu jap mundësi të shmangin vëmendjen nga skandali Rama-Balluku dhe skandali i AKSH-it”.
Nga hera e fundit në mbledhjen e kryesisë, pjesë më e madhe e debateve u zhvilluan lidhur me takimet e ish-deputetit Ervin Salianji me qytetarët jashtë programit të partisë.
© BalkanWeb