Nuk pret deri në verë, Milan nis kontaktet me yllin e Bayern-it. Lojtari është në mëdyshje
7 Shkurt 2026
21:29
Telesport
Tashmë është zyrtare që Leon Goretzka do të largohet në fund të këtij sezoni nga Bayern Munich, si lojtar i lirë. Mesfushori 30-vjeçar dhe klubi bavarez nuk kanë gjetur dot gjuhën e përbashkët për një rinovim të mundshëm, ndaj nuk ka mbetur rrugë tjetër përveçse ndarjes në fund të këtij.
Për Goretzka-n ka një interes të madh brenda Bundesligës, por edhe nga shumë klube të tjera në ligat kryesore të Europës. “Calciomercato” zbulon së fundmi se është edhe Milan që ka hyrë në garë për mesfushorin gjerman dhe ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e lojtarit që tani.
Goretzka ende nuk ka vendosur për të ardhmen dhe do ta ketë të vështirë të zgjedhë mes klubeve të interesuara si Milan, Arsenal, Atletico Madrid, Barcelona e Manchester United.