“Nuk shkarkon gjyqësori”, Berisha: Rama dhe Lubia, që vodhën 50 mln euro, duhet të ikin natën nga qeveria. Kryeministri do të paditet nesër për dy akuza
Teksa ka vijuar me linjën e akuzave ndaj Ramës, kryetari i PD-së, Sali Berisha pohoi se kryeministri gënjen për të mbuluar mashtrimet e tij.
Berisha tha se një ministër është ministër, dhe jo qeveria. Ai tha se Rama dhe Balluku duhet të ikin natën nga qeveria se kanë vjedhur 50 mln euro.
Më tej kreu i PD theksoi se kryeministri Edi Rama është i frikësuar, për vetën e tij.
“Për Belindën e kish hedhur 100 herë në Lanë, por mbron vetëm veten e tij. Ministri emërohet me akt administrative. Deputeti zgjidhet nga populli. Ky bën një mashtrim të madh për të cilën do të shkojë në prokurori, si mashtrues publik. Në end të thotë është I detyruar të shkarkojë ministrin, tani thotë se është presion. Ata që kanë standarde, sigurisht është largim”, tha Berisha.
© BalkanWeb