Oklahoma dominon në NBA, Luka Doncic i jep fitoren Lakers, humbasin Bucks, Detroit e Warriors
19 Dhjetor 2025
8:24
Telesport
Oklahoma rikthehet te fitorja, duke mundur 122-101 Clippers dhe korri suksesin e 25-të sezonal në NBA. Alexander Shai me 32 pikë mbetet si gjithnjë lider për Thunder. Jashtë fushe fiton Miami, që mundi 106-95 Brooklyn, ndeshje ku u dallua Norman Powell me 24 pikë.
Fitore pas kohës shtesë për Dallas, që mundi 116-114 Detroit. Cooper Flagg me 23 pikë e 10 rebound u dallua për teksanët. Pas një ndeshje spektakolare, skuadra e Lakers mundi 143-135 Utah Jazz jashtë fushe. Luka Doncic realizoi një “triple double”, me 45 pikë 11 rebound e 14 asist.
Zhgënjen sërish ekipi i Milwaukee, që u mund 111-105 në shtëpi nga Toronto. Dyshja Ingram-Barnes realizoi 53 pikë për ekipin kanadez. Në sekondat e fundit humbet Golden State, që u mund 99-98 nga Phoenix (Booker e Brooks 49 pikë së bashku), ndërsa Portland mundi 134-Sacramento në shtesë (Avdija 35 pikë).
NBA-Rezultatet e sotme
Charlotte – Atlanta, 133-126
Indiana – New York, 113-114
Brooklyn – Miami, 95-106
Milwaukee – Toronto, 105-111
New Orleans – Houston, 133-128
Oklahoma – Clippers, 122-101
San Antonio – Washington, 119-94
Dallas – Detroit, 116-114
Denver – Orlando, 126-115
Phoenix – Golden State, 99-98
Utah Jazz – Lakers, 135-143
Portland – Sacramento, 134-133