Oklahoma e Detroit humbasin por ruajnë kreun e Konferencave, fitore për Phoenix, Denver e Dallas
30 Janar 2026
8:12
Telesport
Skuadra kampione e Oklahoma u mund 123-111 në fushën e Minnesota, por vazhdon të komandojë renditjen e NBA. Shai realizoi 30 pikë për miqtë por që s’mjaftuan për të fituar, ndërsa Anthony Edwards me 26 pikë u dallua për Minnesota.
Fitore në sekondat e fundit për Miami, që mundi 116-113 Chicago, ndeshje ku 7 lojtarë të ekipit mik realizuan mbi 10 pikë, duke bërë diferencën. Edhe Denver korr një fitore të vështirë, 107-103 ndaj Brooklyn, ku dyshja Hardaway-Murray realizoi 52 pikë.
Bie edhe skuadra e Detroit, kryesuesja e renditjes në Lindje. Pistons u mundën 114-96 nga Phoenix, sfidë ku shkëlqeu Dillon Brooks, autor i 40 pikëve. Ndërsa Dallas, u mund 123-121 në shtëpi nga Charlotte (Knueppel 34 pikë).
NBA-Rezultatet e sotme
Philadelphia – Sacramento, 113-111
Washington – Milwaukee, 109-99
Atlanta – Houston, 86-104
Chicago – Miami, 113-116
Dallas – Charlotte, 121-123
Denver – Brooklyn, 107-103
Phoenix – Detroit, 114-96
Minnesota – Oklahoma, 123-111