Oklahoma humbet ndaj Phoenix, triumfojnë Lakers, Bucks dhe Miami, Detroit lider në Lindje
5 Janar 2026
8:14
Telesport
Skuadra kampione e Oklahoma u mund 108-105 nga Phoenix, në një përballje me emocione deri në fund. Shai realizoi 25 pikë për miqtë por që s’mjaftuan për të fituar, ndërsa Goodwin me 26 pikë e Booker me 24 pikë u dalluan për vendasit.
Fitore të rëndësishme korri edhe ekipi i Lakers, që në shtëpi mundi 120-114 Memphis. Luka Doncic me 36 pikë vijon të jetë lider për kalifornianët, mbështetur nga LeBron James e Jake LaRavia me nga 26 pikë secili
Detroit rikthehet te fitorja, duke mundur 114-110 Cleveland jashtë fushe dhe vijon të kryesojë në Konferencën e Lindjes (Cunningham 27 pikë). Pa vështirësi fiton Brooklyn, që falë 27 pikëve të Porter mundi 127-115 Denver.
NBA-Rezultatet e sotme
Cleveland – Detroit, 110-114
Orlando – Indiana, 125-127
Brooklyn – Denver, 127-115
Miami – New Orleans, 125-106
Washington – Minnesota, 115-141
Phoenix – Oklahoma, 108-105
Sacramento – Milwaukee, 98-115
Lakers – Memphis, 120-114