Oklahoma nis shkëputjen, zhgënjejnë Spurs e Warriors, fitore për Denver dhe Phoenix
12 Janar 2026
8:25
Telesport
Fitorja e tretë radhazi për ekipin kampion të Oklahoma, që mposhti 124-112 Miami, në një ndeshje me rivalitet. Alexander Shai me 29 pikë ishte lider për vendasit. Pas kohës shtesë fiton Toronto, që mundi 116-115 Philadelphia, sfidë ku protagonist Scotie Barnes me 31 pikë.
Humbje në sekondat e fundit për San Antonio, që u mund 104-103 në fushën e Minnesota. Për vendasit u dallua Edwards me 23 pikë. Zhgënjen sërish skuadra e Golden State, që u mund 124-111 në shtëpi nga Atlanta. Për miqtë, tri lojtarë realizuan mbi 20 pikë.
Fitore të rëndësishme korri ekipi i Denver, që mposhti 108-104 Milwaukee. Hardaway me 25 pikë e Gordon me 23 pikë për Denver i bënë të pavlefshme 31 pikët e Antetokounmpo për Bucks. Fiton edhe Phoenix, që falë një loje të mirë kolektive mundi 112-93 Washington.
NBA-Rezultatet e sotme
Orlando – New Orleans, 128-118
Memphis – Brooklyn, 103-98
New York – Portland, 114-123
Toronto – Philadelphia, 116-115
Minnesota – San Antonio, 104-103
Oklahoma – Miami, 124-112
Denver – Milwaukee, 108-104
Phoenix – Washington, 112-93
Golden State – Atlanta, 111-124
Sacramento – Houston, 111-98