OpenAI sjell Adobe Photoshop në ChatGPT
Për të përdorur secilin prej prej aplikacioneve ose i citoni gjatë kërkesës që bëni ose i zgjidhni nga menuja plus.
Në muajin Tetor OpenAI prezantoi aplikacionet e reja Spotify dhe Canva të cilët do të ishin të aksesueshëm në ChatGPT. Asokohe kompania tha se më shumë softuer do të vinte dhe tashmë një prej aplikacioneve më popullore është i disponueshëm përmes chatbotit AI.
Prej ditës së sotme, ju mund të keni qasje në Photoshop, Acrobat dhe Adobe Express brenda ChatGPT. Të gjitha aplikacionet janë falas për tu përdorur përmes uebsajtit të OpenAI ndërsa përpara se të filloni të gjeneroni PDF dhe ilustrime fillimisht duhet të qaseni në llogarinë tuaj Adobe.
Për të përdorur secilin prej prej aplikacioneve ose i citoni gjatë kërkesës që bëni ose i zgjidhni nga menuja plus.
Nga tre aplikacionet në fjalë, mënyra sesi chaboti i OpenAI lidhet me Photoshop është më interesantja. Në varësi të kërkesës së përdoruesit, ndërfaqja do të ndryshojë për të treguar sliderët të cilët i përshtaten kërkesës.
Përshembull nëse kërkoni të shtoni ndriçimin e një fotoje, një slider që rrit ndriçimin shfaqet. Për OpenAI kjo është një prej lëvizjeve më të bujshme për ta formësuar ChatGPT në një sistem operativ për të gjitha aplikacionet për më shumë se 800 milionë përdoruesit e saj ditorë.
/PCWorld Albanian