“Opozita nuk njeh parime demokracie”/ Avokati i Popullit, Gjyli: PD e propozoi, por vetë bëri kaosin. Puthja e Shabanit? Mori atë që deshi!
schedule13:32 – 18 Dhjetor, 2025
Pedagogia Arsida Gjyli deklaroi se sjelljet konfliktuale në Parlament nuk i shkojnë më Shqipërisë, në një kohë kur vendi synon anëtarësimin në Bashkimin Europian. Ajo tha se tensionet lidhen me një absurditet, pasi Avokati i Popullit u votua edhe nga vetë demokratët. Gjyli kritikoi të rinjve që, sipas saj, luftojnë për ideale të mëdha, por përfundojnë duke u bërë pjesë e politikës së vjetër.
“Sot kjo nuk i shkon më Shqipërisë, sepse duam të bëhemi pjesë e BE-së, vendeve të zhvilluara që e kanë të konsoliduar demokracinë. Këtu po luftohet për një absurditet: Avokati i Popullit u votua edhe nga demokratët. Luftohet për absurdin, për një mënyrë jo të denjë përfaqësimi. Të vazhdojmë të përfaqësohemi në këtë mënyrë, kjo kulturë duhet të bjerë njëherë e mirë.
Sot duhet të vijmë në kulturën e lejimit të garës. Opozita nuk duhet të dalë të luftojë për të mbuluar diellin me shoshë. Ne e votuam, por po e sulmojmë, madje kanë marrë një vendim për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese. Duhet të shohin përtej asaj që deri sot e ka mbajtur vendin peng dhe nuk po e lejon të ecë përpara.
Përgjigjja e Endri Shabanit ishte se ai mori atë që deshi dhe arriti objektivin, në kuadër të një marrëveshjeje të lirë. Nuk jam dakord me të rinjtë që dalin e luftojnë për ideale të mëdha dhe përfundojnë duke u bërë njësh me të vjetrën. Reagimi tregoi se, me hir apo pa hir, ai e mori atë që deshi.”