Osmani cakton datën: Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme më 28 dhjetor
schedule13:52 – 20 Nëntor, 2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka vendosur që zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen më 28 dhjetor.
Gjatë konferencës për media, pas takimit që më herët gjatë ditës mbajti me përfaqësuesit e partive politike, Osmani tha se tetë parti ishin për datën 28 dhjetor, pesë për 21 dhjetorin dhe tri parti thanë se cilado datë është në rregull për ta.
“Si presidente e kam për detyrë të jap afatin më të gjatë e jo më të shkurtër që të eliminojmë disa nga sfidat e organizimit të shpejtë të zgjedhjeve”, tha Osmani, duke e cilësuar si “fat të keq” që vendi po mban sërish zgjedhje.
Ajo po ashtu ka nënshkruar paraprakisht vendimin për të shpërndarë Kuvendin, pasi një ditë më parë deputetët dështuan për herë të dytë që të zgjidhnin ekzekutivin e ri të vendit.
Nënshkrimi i derkretit për shpërndarjen e Kuvendit vjen po ashtu pasi udhëheqësit politikë nuk arritën asnjë marrëveshje që deputetët të provojnë t’i votojnë sot disa marrëveshje me rëndësi për vendin.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

