“Pa stabilitet, s’ka të ardhme europiane”, Presidenti Begaj: Krenar për miqësinë me SHBA
schedule20:09 – 28 Nëntor, 2025
Me rastin e 113 vjetorit të pavarësisë, presidenti Bajram Begaj organizoi një ceremoni pritjeje në Presidencë. Begaj tha se është krenar për miqësinë me SHBA dhe se vendi ynë është një partner i rëndësishëm për organizatën euro-atlantike.
Më tej, presidenti shtoi se pa stabilitet nuk ka të ardhme europiane dhe se mbështetja për Kosovën për konsolidimin e shtetit të saj është përgjegjësi nga ana jonë.
“Ne jemi krenar për miqësinë me SHBA dhe mirënjohës për mbështetjen që i kanë dhënë vendit. Jemi krenar për rolin tonë në stabilitetin rajonal. Fatet tona u ndanë kundër dëshirës sonë, por tashmë fati është në duart tonë.
Çdo arritje e Kosovës është krenari për ne, mbështetja për Kosovën për konsolidimin e shtetit të saj është prioritet dhe përgjegjësi për ne. Sot është ditë feste dhe festojnë në Shqipëri e Kosovë, është koha të jemi bashkë dhe të punojmë që çdo shqiptarë të ndihet pjesë e një kombi që ecën përpara.
Pavarësia është detyrim. Shqipëria ecën përpara me institucione që punojnë jo që pengojnë njëri tjetrin, vetëm të përbahskuar mund të shmangim ndasitë. Çdo reformë ka rëndësi dhe çdo qytetar ka rol.” / abcnews.al /
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!