Pakistan, 18 viktima dhe dhjetëra të plagosur pas shpërthimit në një fabrikë
Një shpërthim që përfshiu sot një fabrikë që prodhonte lëndë ngjitëse, në lindje të Pakistanit, shkaktoi vdekjen e të paktën 18 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve, thanë zyrtarët.
”Shpërthimi rrafshoi plotësisht fabrikën dhe disa shtëpi aty afër në qytetin industrial të Faisalabadit”, tha zyrtari i ekipeve të shpëtimit, Farooq Ahmed.
Pas disa orësh kërkimesh dhe operacioneve të shpëtimit, u nxorën 18 trupa dhe 23 persona të plagosur nga rrënojat, bëri të ditur administratori lokal Raja Jahangir.
Sipas Ahmedit, disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike.
”Një rrjedhje gazi mund të ketë shkaktuar shpërthimin”, tha Jahangir duke iu referuar të dhënave paraprake.
Ngjarja ndodh gati një javë pas një aksidenti të ngjashëm në një fabrikë fishekzjarrësh, në provincën jugore Sindh, ku humbën jetën 10 persona.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb