Pamje me dron/ Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë përmbytje në Maliq
schedule11:51 – 22 Nëntor, 2025
Prej disa ditësh, vendi është përfshirë nga moti i keq.
Në Maliq, përmes pamjeve me dron, shihen dëmet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut.
Toka bujqësore janë përmbytur, teksa në Pogradec, raportohet për prezencë uji në banesa dhe rrugë.
Sipas prefekturës në Pogradec, janë 50 banesa të dëmtuara dhe 5 ura. Në gjithë qarkun e Korçës janë 15 ura të dëmtuara./abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

