Pamje të dhunshme/ Shumë pranë shkollës, ja momenti nga përleshja e adoleshentëve në Shkodër, njëri prej tyre nxjerr thikën dhe…
Pamjet që shihni tregojnë momentin e sherrit mes një grupi të miturisht në Shkodër, ku tre prej tyre mbetën të lënduar.
Gazetari Senad Nikshiqi ka siguruar për BalkanWeb videon nga sherri përpara portës së gjimnazit “Shejnaze Juka”.
Siç shfaqet edhe në pamje, në sherrin masiv janë përfshirë një grup i madh adoleshentësh, të cilët sulmojnë njëri-tjetrin me grushte dhe shkelma, ndërsa një prej të rinjve ka nxjerrë një thikë. Ai ka qëlluar disa herë disa prej të rinjve të përfshirë në sherr.
© BalkanWeb