Papa viziton xhaminë blu/ Ati i shenjtë në Stamboll, mesazhe harmonie fetare
schedule14:01 – 29 Nëntor, 2025
Papa Leoni i 14-të vizitoi këtë të shtunë Xhaminë Blu të Stambollit duke u bërë Kreu I Tretë I Kishës Katolike Romake që zhvillon një vizitë në këtë Xhami pas papa Benediktit të 16-të në vitin 2016 dhe Papa Françeskut në vitin 2014.Ati i Shenjtë i cili po zhvillon një vizitë 4 ditore në Turqi hoqi këpucët e tij në Shenjë respekti për besimtarët myslimanë, megjithatë ai nuk u lut brenda ambienteve të Xhamisë Sulltan Ahmed siç kishte bërë Papa Benedikti i 16-të.
Papa Leoni I 14 pati një përkulje pak përpara se të hynte në Xhaminë Blu të Stambollit e cila mund te mirpresë deri ne 10 mije besimtare, ku pa të gjithë ambientet e saj dhe u prit në këtë vizitë nga Imami i Xhamisë dhe Myftiu I Stambollit.
Ati i Shenjtë I cili eci për rreth 20 minuta brenda ambienteve të kësaj Xhamie me çorapet e tij të bardha nuk u ndal në Xhaminë e Shen Sofise e cila ndodhet përballë Xhamisë Blu te Stambollit. Kjo Xhami e cila ka qene nje muze deri në vitin 2020 në të shkuarën ka qene Katedraja me e madhe e botës për rreth 1000 vite dhe qendra më e rëndësishme e Krishterimit ne Lindje përgjatë viteve 537 deri ne 1453.
Të dyja këto xhami janë pjesë e trashëgimisë kulturore dhe fetare të UNESCO-s.
Fakti qe Papa Leoni I 14 nuk u lut në Xhaminë Blu të Stambollit solli reagime të mëdha në rrjet. Vatikani lëshoi një njoftim mbi Vizitën e Papës në këtë Xhami duke thënë se ai ishte lutur në këtë Xhami, por më pas kjo deklaratë u tërhoq nga Vatikani Zyrtar duke thënë se kishte pasur një gabim.
Si çdo vizitor i xhamisë, Papa hoqi këpucët në hyrje, duke qëndruar me çorape të bardha. Leo ndaloi veçanërisht për të admiruar mirhabin, pikën që tregonte drejtimin e Mekës, të kurorëzuar nga një mbishkrim i një vargu nga Kurani, Surja 19, që lidhet me Marinë, një figurë e nderuar jo vetëm në Krishterim, por edhe në Islam.
Papa I Parë që ka vizituar një Xhami ka qene Papa Gjon Pali i sytë I cili vizitoi një Xhami ne Siri në vitin 2001. 60 vitet e fundit kane sjelle Kishin Katolike që të angazhohet në një dialog aktiv me botën myslimane.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!