Partizani fiton derbin dhe i afrohet “Final Four”, Tirana në rënie të lirë (video)
7 Dhjetor 2025
19:52
Telesport
Derbi i dytë i kryeqytetit për këtë sezon i takon Partizanit. Të kqutë kanë fituar 0-2 ndaj Tiranës, në derbin e luajtur në “Air Albania”. Supersfida është zhbllokuar pas vetëm 7 minutash lojë. Pas një krosimi në zonë të Ismailit dhe devijimit të topit me kokë, Human i gjendur i pamarkuar në zonë, dërgon topin në rrjetë.
Në minutën e 22-të, Partizani kishte një mundësi të mirë për të dyfishuar shifrat me Tomën, por goditja e tij përfundon në pjesën e jashtmë të shtyllës.
Në minutën e 38-të, goditje dënimi në një pozicion shumë të favorshëm për Tiranën. Godet Rimal Haxhiu, në mënyrën më të keqe të mundshme, topi përfundon shumë larg kuadratit. Pjesa e parë 0-1 për Partizanin.
Pjesa e dytë nis më mirë për Tiranën, që ka një tjetër mundësi të mirë nga goditja e dënimit, por topi i lartë i tij përfundon në duart e portierit Qirko. Në minutën e 66-të, Xhuliano Skuka i sapofutur në fushë, në aksionin e tij të parë, gjen golin dhe i jep Partizanit avantazhin e dyfishtë.
Pas kësaj fitoreje, Partizani renditet në vendin e 6-të me 20 pikë, tre pikë më pak se Teuta e vendit të katërt që të dërgon në “Final Four”. Tirana mbetet në vendin e fundit me vetëm 7 pikë.