Pas 16 vitesh pritje Apple lançon një version të WhatsApp për iPad
WhatsApp në iPad tashmë përfiton nga funksionalitetet e punës me disa aplikacione si Split View dhe Slide Over kështu që përdoruesit mund të shohin në ekran dy apo më shumë aplikacione në të njëjtën kohë.
Pritja ka marrë fund ndërsa një version zyrtar i dedikuar i aplikacionit WhatsApp për iPad ka mbërritur. U deshën vetëm 16 vite ndërsa WhatsApp ka qenë në mesin tonë prej 2009.
Madje platforma është më e vjetër sesa vetë iPad lançuar në 2010-ën. Tabletët e Apple kanë më shumë hapësirë ekrani sesa një smartfon dhe Meta ka arritur ta gjejë një mënyrë për ta shfrytëzuar në aplikacionin e ri.
WhatsApp në iPad tashmë përfiton nga funksionalitetet e punës me disa aplikacione si Split View dhe Slide Over kështu që përdoruesit mund të shohin në ekran dy apo më shumë aplikacione në të njëjtën kohë.
Kështu një përdoruesit mund të vijojë shfletimin në ueb ndërsa bashkëbisedon me një mik. Versioni i iPad funksionon me Apple Pencil dhe Magic Keyboard duke lehtësuar bisedat. Gjithashtu mundëson bisedat audio dhe video me deri në 32 prsona dhe integrohet me të dy kamerat.
Njëlloj si versionet e tjera në WhatsApp, bisedat sinkronizohen mes pajisjeve. Aplikacioni mund të shkarkohet menjëherë në App Store.
Me WhatsApp për iPad që tashmë ka mbërritur, përdoruesit po presin një version të aplikacionit Instagram për pajisjet me ekrane të mëdha. Madje ka rapotime se kompania po punon në të. /PCWorld Albanian