Pas 400 vitesh shërbim, Danimarka nuk do të dërgojë më letra me postë
Sondazh
Loading …
schedule15:13 – 21 Dhjetor, 2025
Kompania daneze e shërbimeve postare do të shpërndajë letrat e fundit më 30 dhjetor, duke i dhënë fund një tradite që ka zgjatur mbi katër shekuj, sipas “The Guardian”.
Vendimi i kompanisë “PostNord”, e krijuar në vitin 2009 nga bashkimi i ofruesve të shërbimeve postare suedeze dhe daneze, shënon një kthesë historike për vendin që sot konsiderohet ndër më të digjitalizuarit në botë.
PostNord njoftoi se do të shkurtojë 1500 vende pune dhe do të heqë 1500 kuti postare të kuqe, duke u fokusuar vetëm tek shpërndarja e pakove.
Kërkesa për letra ka rënë me mbi 90% gjatë 25 viteve të fundit, ndërsa blerjet online janë rritur ndjeshëm.
Kutia postare e kuqe, simbol i postës daneze, është kthyer në një objekt nostalgjie.
Vetëm në tre orë, jane shitur 1000 kuti postare të kuqe – me çmime që varionin nga 1500 deri në 2000 korona daneze.
Ndërsa 200 kutitë e tjera pritet të dalin në ankand në janar.
Megjithatë, dërgimi i letrave nuk do të zhduket plotësisht.
Kompania “Dao” do të marrë përsipër këtë shërbim duke zgjeruar kapacitetin e saj nga 30 milionë letra në vit në 80 milion.
Klientët do të duhet t’i dorëzojnë letrat në dyqanet e “Dao” ose të paguajnë ekstra për t’ua mbedhur ato në shtëpi, ndërsa pullat do të blihen online ose përmes aplikacionit.
Të ngjashme