“Pasi GJKKO e pezulloi Ballukun, Rama nuk duhet ta mbronte, por të thonte nuk është çështja ime”, Mit’hat Havari: Duhet ta zëvendësonte, ka plot profesorë që enden rrugëve të botës
Ish-drejtori i policisë së Tiranës, Mithat Havari, duke folur në “Oponencë” tha se kryeministri Edi Rama, në vend ta mbronte ish-zv/kryeministren e marrë të pandehur nga SPAK, Belinda Balluku, duhet t’i thonte mediave se “kjo nuk është çështja ime, duhet të merret drejtësia”.
Havari tha se pasi GJKKO e pezulloi nga detyra ish-zv/kryeministren, të nesërmen Rama duhet ta kishte zëvendësuar, por jo me emra të njohur pranë tij.
“Ka plot djem e vajza Shqipëria, po enden rrugëve të botës profesora dhe doktorë shkencash”, tha ish-zyrtari i lartë i policisë.
Mithat Havari: E njoh mirë dhe nuk kam asgjë personale me të. Ai e dinte që nuk bënte pazare me mua. Më tha njëherë nuk punoj me ju se nuk e duroj dot karizmën.
Nëse ju do e pyesnit për zv/kryeministren e pandehur, ai duhet të thonte se nuk është çështja ime, kjo është cështje e drejtësisë
Dhe të nesërmen ta zëvendësonte, jo me grushtin e njerëzve pranë tij, por ka plot djem e vajza Shqipëria, po enden rrugëve të botës profesora dhe doktorë shkencash.
© BalkanWeb