Pasi humbi titullin, Verstappen braktis edhe numrin e vjetër, ja numri që do të mbajë në makinë sezonin e ri
19 Dhjetor 2025
9:41
Telesport
Max Verstappen ka vendosur që në vitin 2026 të garojë me “numrin 3” në makinën e tij Red Bull. Një numër që dikur e ka përdorur miku i tij Daniel Ricciardo, por që ka mbetur bosh prej dy sezonesh, që kur australiani është larguar nga garat.
Zgjedhja u konfirmua zyrtarisht nga vetë Max Verstappen, që dikur ka mbajtur numrin 33. Ndërsa në tri sezonet e fundit ka garuar me “numrin 1”, atë të kampionit të botës në Formula 1, që këtë vit do ta ketë Lando Norris.
Verstappen konfirmoi vendimin e tij për të braktisur “numrin 33”, të cilin e mbante në fillim të karrierës së tij në Formula 1 nga viti 2015 deri në vitin 2021. Sipas holandezit, numri 3 është vërtet numri i tij i preferuar.
“Nuk do të jetë numri 33. Numri im i preferuar ka qenë gjithmonë 3-shi, përveç 1-shit. Tani mund ta ndryshojmë dhe më në fund mund ta mbaj numrin 3. Nuk e mohoj që numri 33 më është përshtatur gjithmonë, por unë preferoj një 3 të vetme në vend të dy 3-shave. Gjithmonë kam thënë se përfaqësonte fat të dyfishtë, por unë tashmë e kam pasur fatin tim në Formula 1”, tha Verstappen.