Pasiguria në kriptovaluta/ Eksperti Ergis Sefa: Tregjet e reja të investimeve mbeten me rrezik të lartë për investitorët e vegjël
Sondazh
Loading …
schedule20:30 – 28 Nëntor, 2025
I ftuar në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, eksperti i ekonomisë Ergis Sefa ka dhënë një analizë të detajuar mbi natyrën e tregjeve të reja të investimeve dhe rreziqet që i shoqërojnë ato. Ai theksoi se, megjithëse këto forma investimi janë të pranishme prej rreth 15 vitesh, ato konsiderohen ende të reja në shumicën e vendeve të botës.
Sipas tij, rreziku është veçanërisht i lartë për investitorët e vegjël dhe të mesëm, të cilët përballen me një hendek më të madh mes potencialit të fitimit dhe humbjes. Sefa nënvizoi se tregjet derivate shpesh ndahen nga bazat makroekonomike dhe dominohen nga faktorë financiarë e spekulativë, duke i bërë më të favorshme për investitorët institucionalë afatgjatë, ndërsa më të rrezikshme për ata me kapital të kufizuar.
“Duhet të kemi parasysh se si formë e re investimi ka dy faktorë, sepse ka 15 vite dhe duke qenë se është në një kohë të vazhdueshme, quhet akoma e re në pjesën më të madhe të botës. Për investitorët e vegjël dhe të mesëm, ka rrezikshmërinë më të lartë, ku drejtimi raporti, hendeku është më i madh. Prandaj ata që janë më të fituar në këto tregje janë investitorët institucionalë afatgjatë, ata që kanë para dhe duan të bëjnë më shumë para.
Nëse ke pak para dhe do të bësh më shumë para, këto janë tregje që kanë rrezikshmëri shumë më të lartë. Problemet me tregjet derivative është kur çmimi, ngrihet mbi bazat makroekonomike, shkëputet lidhja. Kryesisht janë faktorë financiarë, nuk janë faktorë makroekonomikë, faktorë destabiliteti, apo faktorë që duhet të caktojnë çmimin në bazë të tyre. Janë faktorë për spekulime, që ndodhin edhe në asete të tjera”, tha eksperti./abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!
Të ngjashme