“Pavarësia e gjyqësorit, arritje, por duhet të ketë siguri ligjore”, Marta Kos: Sistemi të funksionojë si i tërë
schedule12:56 – 21 Nëntor, 2025
Komisionerja për zgjerimin Marta Kos tha se pavarësia e drejtësisë është një arritje e madhe e Shqipërisë, por se sistemi duhet të funksionojë si i tërë dhe të garantojë sigurinë juridike të cdo individi.
“Nuk mund të komentoj çështje konkrete. Ajo që mund të them është që një sistem i pavarur gjyqësor është një nga rritjet më të mëdha të Shqipërisë gjatë viteve të fundit dhe gjithashtu Shqipëria ka patur një ecuri të rëndësishme në lidhje me luftën kundër korrupsionit. Dhe këtë ne e kemi patur si pjesë të gjetjeve tona dhe e kemi bërë edhe pjesë të raportit të zgjerimit. Ajo që ka ndodhur gjatë dy viteve të fundit në Shqipëri, në fushën e sundimit të ligjit e mbrojtjes së qytetarëve dhe të sektorit të biznesit do thosha që është e paprecedentë.
Ajo që ne duam nga ne duam nga çdo vend kandidat është që të ketë një sistem ku me ndihmën e sistemit gjyqësor do të ketë siguri ligjore. Që në rast se dikujt i dhunohen të drejtat, atëherë ka gjykata dhe ka gjykatës që do të kujdesen për këtë cështje.
Sigurisht që raste të tilla ndodhin gjithandej, me rendësi është që ne të ndjekim vendimin e gjykatës dhe ajo që kam dëgjuar nga kryeministri që do të ndodhë në fakt.”, tha Marta Kos./abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

