“PD në asnjë moment s’e ka bojkotuar Territorialen”, Ina Zhupa: PS dëshironte një reformë të njëanshme, Mazniku e Boçi të koordinohen pa ultimatume
Deputetja e PD, Ina Zhupa, në një lidhje me studion e Neës24, theksoi se opozita nuk e ka bojkotuar Komisionin e Reformës Territoriale.
Zhupa tha se PS ka dashur të krijojë ngërç artificial për të shkuar tek një reformë e njëanshme pasi nuk ndodh që kryetari pa pyetur nënkryetarin të vendosë agjendën e komisionit.
“Unë uroj që mazhoranca të ketë vullnetin dhe me tërheqjen që i bëri atij projektvendimi ditën e djeshme, që zoti Mazniku dhe zoti Boçi të ecin me një agjendë të përbashkët pa ultimatume, se na ka ndodhur çudira në Kuvend, ai komision nuk hapte mbledhjen se nuk kishte koorum, ndërkohë që hapte regjistrimin online dhe thonte ka bojkotuar PD”, tha Zhupa.
Ina Zhupa: ajo që mazhoranca kërkon të bëjë është të kthehen tek skenari i 2014 që duan ta bëjnë reformën në mënyrë të njëanshme.
PD në asnjë moment nuk ka vendosur bojkot, ne e kemi shpallur dhe kemi thënë se do të marrim pjesë në komisionin e Reformës Territoriale ku dy bashkëkryetarët duhet të koordinohen me njëri-tjetrin, për ditën, orarin, ekspertët. Ajo që ka dashur të bëjë PS, është krijimi i një ngërci artificial për të shkuar tek një reformë e njëanshme pasi nuk ndodh që kryetari pa pyetur nënkryetarin të vendosë agjendën e komisionit. Imagjinoni tani një komision me 2 bashkëkryetarë do të duhet të koordinohen për vendimarrjen.
Unë uroj që mazhoranca të ketë vullnetin dhe me tërheqjen që i bëri atij projektvendimi ditën e djeshme, që zoti Mazniku dhe zoti Boçi të ecin me një agjendë të përbashkët pa ultimatume, se na ka ndodhur çudira në Kuvend, ai komision nuk hapte mbledhjen se nuk kishte koorum, ndërkohë që hapte regjistrimin online dhe thonte ka bojkotuar PD.
Nuk ka asnjë pengesë nga PD për të mos qenë në komisionin e Reformës Territoriale.
© BalkanWeb