“PD përdor gjuhë denigruese”/ Gjyli: Berisha “mbështet” Lapajn për të larguar vëmendjen nga Salianji
Sondazh
Loading …
schedule18:35 – 16 Dhjetor, 2025
Pedagogia, Arsejda Gjyli në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News komentoi lëvizjet e Salianjit takimet e tij me demokratët, protestën e Adriatik Lapajt dhe qëndrimin e Berishës, i cili u shpreh se mbështet protestën e Lapajt.
Gjatë intervistës në studio, Gjyli u shpreh se kreu i PD Sali Berisha ka treguar njëlloj mbështetje ndaj Lapajt, por nuk totalisht ky qëllimi i Berishës pasi këtë siç thotë ajo e bën për të larguar vëmendjen nga takimet e Salianjit.
“Duket luftë e individëve, sikur nuk ka asnjë dritë jeshile. I kemi parë edhe luftën brenda llojit që përpiqet të shtypë dhe të denigrojë çdo lutë të re. Vazhdon e njëjta qasje saqë edhe aty ku pretendohet për të ngritur një figurë të re do gjenden mënyra për ta sulmuar. Ndërsa për Lapajn duket sikur ka marrë njëlloj avantazhi dhe duket sikur Berisha e ka mbështetur, por këtë e ka bërë vetëm për të hequr vëmendjen tek Salianji. Por kjo nuk tregon konsistencë që të prodhojë rezultat”, tha ajo.
Ndërsa foli për SPAK dhe zgjedhjen e kreu të ri, Klodian Braho, Gjyli tha se pret që shohë një qasje tjetër nga ajo e Dumanit, dhe se këtë e tregoi edhe në prezantimin e tij përpara KLP.
“21 Janari është drejtësi e vonuar, drejtësi e munguar dhe kjo nuk i shërben drejtësisë. Gjykoj se me zotin Braho do të ketë një mënyrë ndryshe të të parit të gjërave. Edhe pse e dimë që drejtësia në Shqipëri nuk është e lehtë për t’u bërë”, tha ajo.
Të ngjashme