Pekini lëshon paralajmërimin për qytetarët kinezë: Mos vizitoni Japoninë!
Ambasada e Kinës në Japoni lëshoi sërish një paralajmërim për qytetarët kinezë të mos vizitojnë Japoni në të ardhmen e afërt, duke iu referuar raporteve nga shumë qytetarë që kanë përjetuar “sulme dhe rrahje të pajustifikuara” dhe janë lënduar gjatë ditëve të fundit.
Ambasada këshillon kinezët që ndodhen tashmë në Japoni të rrisin masat e sigurisë, sipas njoftimit të postuar në rrjetet sociale kineze. Ajo përmend gjithashtu të dhëna që tregojnë rritje të krimeve të dhunshme në Japoni gjatë viteve të fundit.
Udhëzimi i parë i Kinës për udhëtimet, që ndalonte qytetarët të vizitonin Japoni, u lëshua më 14 nëntor, në kulmin e një mosmarrëveshjeje diplomatike mes dy vendeve të Azisë Lindore.
Kjo erdhi pas deklaratës së kryeministrit japonez se një sulm kinez ndaj Tajvanit mund të konsiderohej “një kërcënim për ekzistencën” dhe të shkaktonte një përgjigje ushtarake nga Tokio.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb