Pengmarrja e biznesmenit/ “Tenderat e AKSHI”, Geron Meçe u mor me urdhër nga Agasi dhe Beqiraj
schedule18:25 – 17 Dhjetor, 2025
Skandali i zbuluar me tenderat e Agjensise Kombetare te Shoqerise se Informacionit ka nxjerre ne pah edhe pengmarrjen e biznesmenit Gerond Mece i cili u mbajt me force per disa ore nga persona të paindetifikuar.
Ngjarja e rende ka ndodhur ne garazhin e banesës së tij ku sipas të dhenave persona të paidentifikuar te veshur me uniforme policie te vjeter e kane marre peng per disa ore dhe duke qënë nen trysni te kësaj ngjarje bisnesmeni Geron Mece ka hypur në makinë ku i është mbuluar fytyra dhe është dërguar ne një zonë të Elbasanit.
Nga aty personat ende te pa identifikuar i kanë kërkuar që të telefonojë admistratorin me qëllim për të terhequr ankimin e berë në KPP. Rezulton se ai ka telefonuar administratorin dhe mënjëherë është bërë terheqja ankimimeve te dorzuar për 5 tendera me vlera të komsiderueshme parash.
Pas kesaj Meçe eshte lene I lire dhe ka dale në rrugë kryesore ku ka marrë një makinë dhe është nisur drejt banesës së tij në Tiranë.
Duke qënë ne presion të vazhdueshem Gerond Mece nuk ka bere kallzim ne polici por ka lajmeruar ambasaden Gjermane. Pas ngjarjes ai rezulton se është larguar nga Shqiperia bashke më familjen.
Po ashtu rezulton se pas largimit te bisnesmenit Mece, kompania nuk ka funksionuar si me pare ku disa prej puntoreve kanë filluar pune me kompanise Soft Solution të Ermal Beqirit që rezulton ne kërkim sebashku më Ergys Agasin.