Pep Guardiola lëvdon sulmuesin: I jashtëzakonshëm, goli i tij na frymëzoi për të fituar ndeshjen
18 Dhjetor 2025
8:44
Telesport
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, e quajti Rayan Cherki një lojtar të jashtëzakonshëm, pasi goli i francezit në pjesën e parë frymëzoi “citizens” drejt një fitoreje 2-0 në çerekfinalen e Carabao Cup ndaj Brentford.
Cherki ka pasur një fillim të vështirë të karrierës së tij te City, i ndikuar nga lëndimet që nga transferimi i tij veror prej 30 milionë eurosh nga Lyon. Gjithsesi, 22-vjeçari ka bërë përshtypje në javët e fundit, me katër asiste në katër paraqitjet e tij të fundit në Premier League.
Dhe tani, realizoi një gol të shkëlqye. “Afër zonës kundërshtare ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, ndikoi edhe te skuadra me golin që realizoi”, tha Guardiola.
“Realizoi një gol fantastik. Nuk është e nevojshme të jesh gazetar apo trajner për të kuptuar se ai është një lojtar fantastik. E kam parë shumë herë me Phil Foden këtë lloj goli, me Kevin De Bruyne më parë, kështu që jam i lumtur që hapi ndeshjen”, tha Guardiola.