Përdhunoi dhe la shtatzënë 12-vjeçaren, flasin të afërmit e autorit 70-vjeçar: Jemi të tronditur! Ai ka edhe grua…
Të afërmit e 70-vjeçarit Rushan Selko i cili akuzohet se ka përdhunuar një 12-vjeçare në Pogradec, kanë folur për News24.
Zybe Selko, gruaja e Kukshëririt është shprehur se ishte tronditur nga lajmi.
“Ai person është i mirë nuk është aq i keq, nuk kam dëgjuar llaf të keq për të.
Unë tani e mora vesh. Unë s’di gjë, u trondita. Njihet si burrë i mirë në fshat. Ne nuk kemi ndjerë asgjë. Familjen e vajzës nuk e njoh, nuk ja kam idenë fare. Nga i njëjti fshat jemi por nuk e di unë se çfarë bëjnë. Unë rri në shtëpinë time. Unë u trondita, po ai i mirë është. Nuk njihej si njeri problematik. Ai është familjar, ka 4 vajza. Është edhe gjysh, ka nipër, mbesa. Fëmijët i ka të martuar”, tha ajo.
Ndërkohë Adem Selko, kushëriri i autorit u shpreh se dinte që marrëdhëniet mes dy familjeve në fakt ishin të mira.
“Unë e njoh si burrë të mirë. Nuk di gjë fare, se çfarë ka ai se di. Unë nuk kam marrë vesh asnjë gjë. Qëparë që erdhi policia, i çova deri aty lart edhe ika. Vajzën e njoh, është fëmijë. Marrëdhënia e të dyjave familjeve është shumë e mirë. Shkojnë e vijnë. Janë komshinj. Rrushani është pensionist, rri në shtëpi. Nuk dimë gjë fare, tani e morëm vesh. S’kemi dëgjuar ndonjëherë. Ai gruan e ka”, tha ai.
© BalkanWeb