Përkeqësimi i motit/ Korçë, përmbyten banesa, disa fshatra probleme me energjinë elektrike
schedule10:29 – 22 Nëntor, 2025
Prej disa ditësh, vendi është përfshirë nga moti i keq, ku ka pasur reshje të dendura shiu.
Në qarkun e Korçës, janë raportuar problematika, ku janë përmbytur banesa, dhe disa fshatra kanë pasur probleme me energjinë elektrike.
Njoftimi i plotë
Bashkia Korçë:
Në Njësitë Administrative të prekura: Bulgarec, Vithkuq, Drenovë, Mollaj, aktualisht situata paraqitet drejt normalizimit, pasi uji është tërhequr.
Bashkia Kolonjë
Urat në fshatrat Qafëzez e Qinam vijojnë të jenë të bllokuara nga të dyja anët me pengesa, por ka rënie të nivelit të ujit.
Në Rezervuarët Helmes dhe Kabash–Leskovik gjendja paraqitet e stabilizuar.
Në rrugët rurale ka prezencë inertesh por po vijon puna për pastrimin e tyre.
Sot do të ndërhyhet në Taç Poshtë, Ura e Novoselës, Qinam për largimin e ujërave nga parcelat.
Bashkia Maliq:
Po vijojnë punimet për mbylljen e çarjeve në argjinaturat e lumit Devollit dhe lumit Dunavecit.
Lumi Devoll ka ulur disa centimetra nivelin fshati Sheqeras nuk rrezikohet për përmbytje banesat/ banorët, ka përmbytje / dëmtime për sipërfaqet bujqësore. Sot do të punohet me forca te Repartit Ushtarak 1033 Drenovë.
Fshatrat Moçan dhe Desmire janë të bllokuara, pasi lumi ka shkatërruar plotësisht urën.
Fshatrat Osoje dhe Gjinikas gjithashtu të bllokuara për shkak të shembjes së urës nga prurjet.
Fshati Senisht dhe Dolan kanë rrëshqitje dherash që rrezikojnë katër banesa situata mbetet e paqëndrueshme.
Bashkia Pustec:
Situata paraqitet e qetë, M.Z.SH. po ndërhyn për largimin e ujit nga bodrumet në banesa në fshatin Pustec.
Bashkia Devoll:
Situata sot paraqitet më e qetë. Uji në fshatrat Proger dhe Macurisht është tërhequr, dhe personi i humbur është gjetur.
Në njësinë Miras, një segment rrugor Sinicë–Dardhë mbeti i bllokuar nga rëshqitja e dherave; ndërhyrja do të fillojë së shpejti. Në njësitë e tjera, uji është tërhequr nga tokat bujqësore.
Puna vazhdon për riparimin e dëmeve në argjinaturat e lumit.
Bashkia Pogradec:
Janë evidentuar rreth 50 raste dëmesh në banesa.
Janë dëmtuar 5 ura : Lumi i Qytetit, Gurore, Rremenj, Lumi i Trehanit.
Janë konstatuar problematika në Unazën e Qytetit, Gurore, Nj. Dardhas, Bucimas dhe Hudenisht po punohet për neutralizimin.
Rezultojnë përmbytje në 3.5 ha tokë të mbjellë.
Hidrovori Tushemisht vijon punën normalisht.
OSHEE:
Rajoni Korçë: 3 fidera pjesërisht jashtë pune, 1 fider plotësisht.
Fideri Vithkuq, N/St Rehovë Korçë pjesërisht jashtë pune, pa energji 15 abonentë (zona Osojë–Gjinikas).
Fideri Fshat, N/St Gjanç: pa energji 280 abonentë, zona Boboshticë.
Fideri Komunal 3, N/St Maliq: me defekt, pa energji 266 abonentë ruralë.
Fideri 9, N/St Lozhan: pjesërisht jashtë pune, 100 abonentë pa energji (Lozhan, Dolan, Tresovë, Senisht).
Fideri 6, N/St Mollas/Ersekë pjesërisht jashtë pune, 11 abonentë ruralë (zona Kurtesh).
Hidrovori Pogradec (Fideri 8–18, N/St Pogradec – Perpunim druri) në punë normale.
Ekipet janë në gatishmëri dhe po punojnë për riparimin e defekteve. Të gjithë fiderat që furnizojnë konsumatorët me rëndësi të veçantë në funksion.
Drejtoria Qëndër-Lindje ARRSH
Qarkullimi në akset Korçë–Ersekë, Zemblak–Goricë dhe Bilisht–Miras paraqitet normal. Përjashtim bën ura lidhëse midis fshatrave Qinam–Selenicë, e cila mbetet e bllokuar që nga mbrëmja e djeshme.
Në segmentin Ersekë–Leskovik–3 Urat, qarkullimi zhvillohet pa probleme. Po kështu, rruga Maliq–Lozhan–Kufi Gramsh është e kalueshme normalisht.
Në segmentet Korçë/Boboshticë–Dardhë, K/Lapidari i Podgories dhe K/Podgorie–Liqenas, gjatë natës ekipet e mirëmbajtjes punuan për largimin e inerteve nga trupi i rrugës dhe aktualisht qarkullimi është i garantuar.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!