‘Përmbytjet, kosto e lartë ekonomike’, Meçe: Prurjet në Vjosë, nuk pritet rritje e mëtejshme e nivelit
schedule13:41 – 20 Nëntor, 2025
Inxhinieri Arben Meçe komentoi situatën me përmbytjet në vend, pas shirave të rrëmbyeshëm dhe përkeqësimeve meterologjike. Meçe tha se përmbytjet kanë një kosto të lartë dhe se sipas pritshmërive lumi Vjosë nuk ka pretendime për tu rritur në nivel.
Më tej, Meçe tha se të tilla situata janë të pritshme në çdo vend të botës dhe se shteti duhet të mbajë nën kontroll vendet me risk.
“Prurjet shpesh herë në kushtet e klimës globale shoqërohen me pllot, bien në një interval kohe të shkurtër duke prodhuar pllot. Uji vjen me furi dhe nga llogaritjet e hidrologëve, të gjitha llogariten nga koeficentët e sigurisë ku në standartet botërore përdoren koeficentët e riskut. Veprat që ndërtohen kanë një risk që probabiliteti i prurjeve ta kalojnë, vetë projekti e parashikon këtë ngjarje. Hidrologjia shqiptare është e avancuar në informacion.
Prej kohësh e kemi ngritur si shqetësim që në autostradë duhet të bëhen çarje, kur ngrihet niveli i ujit të gjithë blloqet që ke prodhuar në perimetrin e shtratit i kapërcen uji. Jemi akoma në emergjencë dhe më pas bëhen bilancet. Nëse në një vend ka kapërcim të dampës, shteti është pranë dhe duhet të mbajë në kontroll vendet që janë në risk. Vjosa nuk ka pretendime më për tu ngritur, dhe nuk janë shirat që bëjnë përmbytjet por janë shirat që shkarkojnë ngarkesën e vetë duke formuar pllotën.”
/ abcnews.al /
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

