“Pezullimi i Ballukut, i drejtë”, juristi Sefa: Mund të pengonte hetimet dhe të ndryshonte dëshmitë
Juristi Indrit Sefa në një intervistë në “News24”, foli për pezullimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Gjatë intervistës, ai tha se pezullimi i Ballukut është një vlerësim i drejtë pasi sipas tij ekziston rreziku që të pengonte hetimet.
“Zoti Rama është kapur i papërgatitur. Pezullimi i Ballukut, është vlerësim i drejtë i SPAK dhe i GJKKO. Duke qenë titullar i një institucioni ka pushtetin të pengojë hetimet. Pra mund të pengosh edhe ndryshimin e dëshmive të dëshmitarëve dhe ndaj kërkohet një masë e tillë pezulluese. SPAK i dha të gjithë kohën që të merrte një vendim politik”, tha ai.
Gjithashtu komentoi edhe situatën në PD, duke thënë se takimet e Ervin Salianjit i bëjnë mirë PD, pasi sipas tij kjo parti duhet reformuar.
“Duhet të jetë lëvizje për të reformuar PD. Kam dëgjuar shumë që thonë do të bëjmë analizë, por nuk u bë asnjë analizë. Dhe pamë që bënë këto shpikjet allashqiptarçe, jo Foltorja 1 apo Foltorja 2. Lëvizja e Salianji u perceptua si rrezik nga lidershpi. Zoti Berisha pse duhet të kërkojë ndryshim? Edhe gjithë enturazhi që ka rreth vetes janë dakord me status quo. Ulen në tavolinë me Ramën zgjedhin avokatin e Popullit, bashkë bëjnë dhe ndarjen territoriale”, tha ai.
© BalkanWeb