Drejtoresha e Arsimit për ZVA Vlorë- Himarë Gentiola Shehu, reagon për mbledhjen e lekëve nëpër nxënës për 1të rregulluar grilat në shkollën “Lef Sallata”.
Shehu thotë se distancohet nga ky veprim, se ska asnjë informacion dhe i kërkon shkollës (drejtorisë) të anuloj mbledhjen e lekëve duke e quajtur si akt të jashtëligjshëm.
E vlerësoj reagimin e drejtoreshën. Ama diçka mbetet e paqartë: kush i merr këto iniciativa?
Kush i mbledh këto lekë dhe sa herë të tjera janë mbledhur lekë nëpër fëmijë (pa u publikuar nga ne?).
Zonja Shehu, fakti që e dënon dhe distancohesh nuk do të thotë që i ke dhënë zgjidhje. Çoje deri në fund dhe merr masa për të gjithë gjobaxhinjtë nëpër shkolla.
Po të ndihmoj me nja dy mesazhe, që të kuptosh pikënisjen e muhabeteve.
Pyet pak edhe për grafikun e takimeve ditore, pse i takonte çdo ditë prindrit drejtoresha?
Ps: Në koment reagimi i Gentiola Shehut.


(Feed generated with FetchRSS)