Pjesë e grupi vrasësish me pagesë/ Kontrolle në banesën e 45-vjeçarit shqiptar. Mediat greke: U gjetën armë, dyshohet se…
Në banesën e prindërve të 45-vjeçarit Dhimiter Meci, në Shqipëri është ushtruar kontroll.
45-vjeçari është i arrestuar në Greqi si pjesë e një grupi vrasësish me pagesë. Sipas mediave greke kontrollet janë kryer nga policia shqiptare.
Gjatë kontrollit, në banesë është gjetur vetëm nëna 84-vjecare e tij, ndërsa dhoma e Dhimiter Mecit, rezultoi e mbyllur me çelës. Ndërsa autoritetet njoftojnë se kanë gjetur në banesë, 2 Kallashnikovë, 1 pistoletë automatike, dhjetëra fishekë disa prej të cilave brenda qeseve me oriz dhe 5 krehra Kallashnikovi. Sipas mediave greke, këto armë dyshohet se do kalonin ilegalisht kufirin për në Greqi.
Policia greke dyshon se grupi prej 4 shqiptarësh dhe 4 grekë, ishte përgatitur për kryerjen e një atentati ndaj një mafiozi grek në Pirea, ndoshta rreth Krishtlindjeve.
Sipas burimeve, ata e kishin ndjekur viktimën e radhës dhe po planifikonin goditjen, ndoshta me një nga armët e gjetura në një apartament në Marina Zeas të Greqisë.
Po ashtu, policia ka zbuluar se i njëjti grup, veç tentativës së vrasjes së Jani Lalës dhe djegies së një karburanti, ishte autor edhe vjedhjes së një automjeti në 22 korrik 2025, të cilit i kishin vendosur targa false.
Kujtojmë se gjatë operacionit të dy ditëve më parë, ranë në pranga Dhimiter alias Dhimo Meci, 45 vjec, Fatjon alias Fation Prendi, 39 vjec , Andrea Brokeri 32 vjec nga Himara dhe u shpall në kërkim Vasil Theohari, 31 vjec nga Krongji i Finiqit. U identifikuan si pjesë e grupi edhe 4 grekë, disa prej të cilëve u arrestuan.
© BalkanWeb