Plani i Juventus për të transferuar Tonali-n në verë, shpresat janë te… Champions League
5 Shkurt 2026
17:05
Telesport
Tashmë nuk është më sekret që objektivi kryesor i merkatos së verës së ardhshme për Juventusin është Sandro Tonali. Megjithatë, jo gjithçka është në dorën e bardhezinjve.
Së pari, Juventus duhet të kualifikohet me patjetër në Champions League, që më pas të synojë transferimin e Tonalit, sipas “La Gazzetta dello Sport”. Së dyti, duhet të shpresojë që Neëcastle të mbetet jashtë Champions-it për sezonin e ardhshëm, gje që duket shumë e mundshme, pasi në këtë rast do të jetë më i lehtë rikthimi i mesfushorit italian në Serie A.
Së treti, Juventus duhet të sakrifikojë një ose dy lojtarë, për të siguruar shifrën e nevojshme financiare për transferimin e Tonali-t. Një nga emrat e parë që po qarkullon deri tani që do të “sakrifikohet” është Lois Openda, i transferuar verëne fundit, por nuk i ka përmbushur pritshmëritë. Operacioni për transfrimin e Tonali-t llogaritet 55-60 milionë euro.