Plani i paqes për Ukrainën/ Koloneli: Moska ka përdorur të gjithë kapacitetet në luftë! Ish-ambasadori Bimo: Siguria po diskutohet mes SHBA e Rusisë!
schedule22:08 – 20 Nëntor, 2025
Presidenti amerikan Donald Trump këtë javë miratoi një plan me 28 pika për paqe midis Rusisë dhe Ukrainës, të cilin zyrtarët e lartë të administratës e kanë zhvilluar në heshtje gjatë disa javëve të fundit në konsultim me të dërguarin rus Kirill Dmitriev dhe zyrtarët ukrainas.
Në një intervistë në emisionin “War Report” në ABC News, koloneli Sami Neziri dhe ish-ambasadori në SHBA Rolan Bimo diskutuan për luftën në Ukrainë dhe planin e Trump për paqen në Ukrainë.
Gjatë fjalës së tij, koloneli Neziri tha se Rusia ka përdorur të gjitha kapacitetet e saj në këtë luftë.
“Rusia nuk ka përdorur vetëm fuqinë bërthamore në këtë luftë, ndërsa kapacitetet e tjera që ka pasur i ka përdorur. Pra nuk është se ka mbajtur rezerva. Vetëm Donbas Rusisë i duhen katër vite për ta marrë me këto ritme, pasi ka një përparim shumë të ngadalë”, tha Neziri.
Nga ana e tij, ish-ambasadori në SHBA Roland Bimo, gjatë intervistës, tha se situata politike në Ukrainë tensionuese dhe kjo shtoi ai bën që SHBA të arrijë të ushtrojë presion më tepër. Ndërsa nënvizoi se makineria e Moskës ka shfaqur interes që të shkojë në Odesa dhe kjo tha ai është tepër shqetësuese.
“Situata politike e brendshme është e atillë që SHBA mund të ushtrojë presion. Por ajo që shqetëson më shumë është fakti se makineria e Moskës kanë shfaqur interes të shkojë në Odesa. Rusia ka qenë në gjendje të mobilizojë më shumë resurse për të kryer këtë luftë. Marrëveshja nuk jam në gjendje ta përcaktoj se është e mirë apo e keqe, por mund të them që ka angazhime për sigurinë e Ukrainë nga SHBA, nga një mbrojtje afatgjatë. Krahas lëshimeve që i bëhen Rusisë ka edhe një mori gjërash të tjera që do duhen parë. Ajo që realisht doja të sillja në vëmendje është fakti se ku është Europa në këtë ngjarje? Pasi ka një fazë delikate të rënë të Europës, siguria po diskutohet mes amerikanëve dhe rusëve dhe europianët nuk kanë zë në të. Europa ka besuar verbërisht në ombrellën e SHBA”, tha ndër të tjera Bimo.
/abcnews.al/
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

