Plani i paqes/ Ultimatumi i Trump: Pres përgjigjen e Zelenskit deri më 27 nëntor
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka konfirmuar se i ka dhënë Volodymyr Zelensky– t një ultimatum për t’iu përgjigjur planit 28-pikësh të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës deri më 27 nëntor, në “Ditën e Falënderimeve”.
“Ne mendojmë se është një ditë e mirë, është një kohë e mirë”, tha presidenti i SHBA-së.
Megjithatë, ai la një dritare për zgjatjen e afatit nëse bisedimet me Ukrainën shkojnë mirë. Duke folur në radion Fox News, siç raportohet nga BBC, Trump u pyet në lidhje me propozimin 28-pikësh, për të cilin ai tha se SHBA-të “janë pjesë e tij për një arsye – ne duam që vrasjet të ndalen”.
Lidhur me shqetësimet se Rusia mund të paraqesë në të ardhmen një kërcënim për shtetet baltike ose pjesë të tjera të Evropës, Trump tha se Moska nuk do ta bënte.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb