Po shkëlqen këtë sezon, Pierre Kalulu e duan në PL. Juventus i vendos çmimin e largimit francezit
19 Janar 2026
20:12
Telesport
Forma e mirë që po tregon Pierre Kalulu këtë sezon me fanellën e Juventusit, ka zgjuar interesin e disa klubeve të njohura për qendërmbrojtësin francez. “CalcioMercato.com” zbulon se Aston Villa, Tottenham Hotspur dhe Manchester United po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të Kalulu gjatë verës së ardhshme.
Me një kontratë që zgjat deri në mesin e vitit 2029 dhe me perfomancën e shkëlqyer që ka bërë deri tani për këtë sezon, francezi ka fituar dashurinë e tifozëve por edhe vëmendjen e veçnatë të drejtuesve të klubit. Kalulu mund të jetë protagonist kryesor i merkatos së verës së ardhshme.
Pavarësisht formës së mirë dhe rëndësisë që ka aktualisht në ekip, drejtuesit e Juventusit mund të heqin dorë prej tij në rast së një ofertë të mirë ekonomike. Dhe sipas raportimit në fjalë bëhet fjalë për shifrën 50 milionë euro.