Po shkëlqen në Kupën e Kombeve të Afrikës, Arsenal me ofertë të çmendur për yllin e Real Madridit
5 Janar 2026
18:57
Telesport
Brahim Diaz po shkëlqen te Maroku në Kupën e Kombeve të Afrikës, ku ka shënuar gola në 4 ndeshje rresht. Goli i tij i djeshëm ndaj Tanzanisë ishte vendimtar në kualfikimin e Marokut në çerekfinale.
Forma e mirë e treguar së fundmi nga 26-vjeçari, e ka rikthyer atë edhe njëherë në qendër të merkatos. Mediet angleze zbulojnë se Mikel Arteta e pëlqen shumë Brahim Diaz dhe klubi londinez është i gatshëm të paguajë 50 milionë euro për transferimin e tij gjatë merkatos së janarit.
Te Real Madrid, marokeni nuk është një titullar fiks dhe e ka të vëshitrë të jetë protagonist. Një lëvizje tek Arsenal mund të jetë e duhura për të, duke ditur që stili i lojës së tij i përshtatet shumë sistemit të Artetës. Kontrata e Diaz me Real Madridin skadon në qershorin e vitit 2027.
E sigurt është që në janar do të ketë negociata të shumta mes dy klubeve, në rast se marrëveshja nuk arrihet tani, në verë largimi i Brahim Diaz është i sigurt, pasi kubi madrilen nuk do të dëshirojë ta humbë si lojtar të lirë, pas një viti.