Pogradec/ Kryenin gërmime në varret Ilire të Selcës, shoqërohen 3 persona nga policia
Sondazh
Loading …
schedule14:51 – 13 Dhjetor, 2025
schedule 14:51 – 13 Dhjetor, 2025
Policia e Pogradecit ka shoqëruar tre persona të cilët po kryenin gërmime të paligjshme tek Varret Ilire të Selcës, në zonën e Mokrës.
Në vendngjarje policia ka sekuestruar një metalkërkues dhe mjetin me të cilin tre personat kanë shkuar në këtë sit arkeologjik, që i përket shekullit IV para Krishtit.
Varret Ilire të Selcës janë bërë shpesh objekt i gërmimeve të paligjshme nga ata që kërkojnë metale të çmuara, por edhe objekte arkeologjike.