Pogradec, reshjet dëmtojnë një pjesë të skarpatës, bllokohet përkohësisht lëvizja në segmentin hyrës të Unazës
Reshjet intensive të shiut kanë dëmtuar një pjese të skarpatës në Unazën e qytetit të Ppgradecit.
Për këtë arsye, bashkia ka njoftuar drejtuesit e mjeteve se bllokohet përkohësisht kalimi në segmentin hyrës i Unazës së Pogradecit kur vjen nga Qafë Thana drejt qytetit. Shkak është rreziku i rënies së gurëve, si pasojë e dëmtimit të një pjese të skarpatës nga reshjet e fundit. Theksojmë vetëm hyrja për më Unazë.
Punonjësit në terren do të vijojnë edhe nesër punën për stabilizimin dhe përmirësimin e skarpatës së kodrës.
Hapja e këtij segmenti do të njoftohet në një moment të dytë, sapo të përfundojnë punimet dhe të garantohet siguria.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb